Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LISTA E ZVICRËS

Zvicra lë jashtë një shqiptar

Zvicra lë jashtë një shqiptar


18 May, 2016 @16:06

Kundërshtarja e grupit të Shqipërisë në Kampionatin Europian, Zvicra, ka bërë publike listën e gjërë të futbollistëve, tek të cilët do të llogarisë në Euro 2016.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, nuk e ka ftuar Pajtim Kasamin në përfaqësuese, i cili në ndeshjet kualifikuese rregullisht ka qenë i grumbulluar në përfaqësuesen helvetike.

Ndryshe nga Kasami, ftesë kanë marrë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Admir Mehmedi dhe Shani Tarashaj.



Lista e Zvicrës

Portierët Yann Sommer (Gladbach), Roman Bürki (Dortmund), Marwin Hitz (Augsburg), Yvon Mvogo (Young Boys)
Mbrojtësit Nico Elvedi (Gladbach), Michael Lang (Basel), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Francois Moubandje (Toulouse), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Fabian Schär (Hoffenheim), Philippe Senderos (GC), Silvan Widmer (Udinese), Johan Djourou (Hamburger SV), Steve Von Bergen (Young Boys).
Mesfushorët Valon Behrami (Watford), Blerim Dzemaili (Genoa), Gelson Fernandes (Stade Rennais)), Xherdan Shaqiri (Stoke), Renato Steffen (Basel), Granit Xhaka (Gladbach), Luca Zuffi (Basel), Fabian Frei (Mainz), Denis Zakaria (Young Boys).
Sulmuesit Breel Embolo (Basel), Haris Seferovic (Frankfurt), Eren Derdiyok (Kasimpasa), Shani Tarashaj (GC), Admir Mehmedi (Leverkusen).

 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016