BELGJIKË
Shkarkohet Wilmots
15 July, 2016 @15:38
Belgjika ka shkarkuar tranjerin Marc Wilmots, pasi që përfaqësuesja që vlerësohej lartë, është eliminuar në çerekfinale të europianit “Franca 2016”.
“Federata e Futbollit të Belgjikës ka ndërprerë marrëveshjen me trajnerin Marc Wilmots edhe pse kontrata e tij kishte afat deri në qershor të vitit 2018,” ka shkruar në njoftimin e saj faqja zyrtare e kësaj federate pak më parë.
Wilmots u kritikua shumë nga mediat se nuk ka mundur t’i koordinojë yjet e shumta të ekipit belg - që kanë gjeneratën e artë në dorë.