TIRANA
Kosovari edhe tre vjet me Tiranën
14 July, 2016 @22:01
Futbollisti nga Prizreni, i cili luan edhe për grupmoshat e reja të kombëtares së Shqipërisë, David Domgjoni, ka nënshkruar kontratë të re tre vjeçare me skuadrën kryeqytetase, Tirana.
Domgjoni që nga viti 2014 është pjesë e Tiranës, ndërsa në gjysmën e dytë të stinorit të fundit, ishte i huazuar te skuadra nga Kruja, Kastrioti, me të cilën ka pasur paraqitje të mira.
Domgjoni është vetëm 19 vjeçar dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit.