NGRITEN
FIFA zyrtarizon numrin e pjesëmarrësve për Katar 2022
15 March, 2019 @20:46
Në mbledhjen e nëntë të Këshillit të FIFAs sot në Miami të SHBA-së, është zyrtarizuar numri i 48 ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të radhës, Katar 2022.
“Pas studimit të fizibilitetit në lidhje me ngritjen e numrit të pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror Katari 2022, FIFA ka pranuar se studimi jep mundësinë për një turne të tillë, me mundësinë e zgjërimit të pjesëmarrësve, ndërsa Katari organizator mund të ketë ndihmën e stadiumeve të shteteve fqinje,” shkruan në njoftimin zyrtar të FIFA-së.