SEVILLA
Eliminimi nga EuropaLiga, i kushton me punë
15 March, 2019 @15:25
Pas eliminimit të befasishëm nga Slavia e Pragës në Europa Ligë, Sevilla ka shkarkuar trajnerin e saj Pablo Machin.
Pesë herë fituesit e Europa League, janë mposhtur 4-3 mbrëmë nga Slavia në një ndeshje që shkoi në vazhdime pasi për 90 minuta kishte përfunduar 2-2, njëjtë sikurse në Ramon Sanchez Pizjuan.
Machin 43 vjeç, erdhi te Sevilla nga Girona në maj të vitit të kaluar. Ai do të zëvendësohet nga drejtori sportiv Joaquin Caparros, i cili kishte drejtuar ekipin edhe pas shkarkimit të Vincenzo Montellës, në sezonin e kaluar.