LISTA
Lista e Kosovës ndaj Danimarkës e Bullgarisë
14 March, 2019 @15:01
Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar ftesat për 24 futbollistë që do të paraqiten për Kosovën në përballje ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë në ditët në vijim.
Kosova do të jetë nikoqire e Danimarkës më 21 mars, ndërsa e Bullgarisë më 25 mars. Me Danimarkën do të jetë test miqësor, ndërsa me Bullgarinë ndeshje e parë e Kosovës në histori për kualifikime drejt një Evropiani.
Bersant Celina është rikthyer në përfaqësuese pas paraqitjeve të mira te Sëansea, ndërsa Florent Hasani ka marrë ftesën e parë në reprezentacionin senior dhe mund të debutojë.
Kështu, në listën e reprezentacionit të Kosovës janë thirrë:
PORTIERË: Samir Ujkani (Caykur Rizespor), Arijanet Muric (Manchester City), Visar Bekaj (Prishtina).
MBROJTËS: Amir Rrahmani (Dinamo Zagreb), Fidan Aliti (Kalmar), Mërgim Vojvoda (Royal Excel Mouscron), Leart Paqarada (Sandhausen), Arbenit Xhemajli (Neuchatel Xamax), Mirlind Kryeziu (Zurich), Idriz Voca (Luzern).
MESFUSHORË dhe SULMUES: Benjamin Kololli (Zurich), Herolind Shala (Valerenga), Hekuran Kryeziu (Zurich), Besar Halimi (Brondby), Valon Berisha (Lazio), Bersant Celina (Swansea City), Bernard Berisha (Akhamt Grozny), Arbër Zeneli (Reims), Edon Zhegrova (Basel), Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb), Florent Hasani (Diosgyori), Milot Rashica (Werber Bremen), Vedat Muriqi (Caykur Rizespor) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday).