SELEKTORI BULLGAR PUBLIKON FTESAT
Bullgaria publikon listën për ndeshje ndaj Kosovës
12 March, 2019 @20:22
Selektori i Bullgarisë, Petr Hubchev, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për përballjet kualifikuese të Grupit A për EURO 2020, ndaj Malit të Zi dhe Kosovës, që ekipi bullgar i zhvillon në fund të muajit mars.
Kështu, në listën e reprezentacionit të Bullgarisë janë thirrë:
PORTIERË: Nikolai Mihailov (Levski), Plamen Iliev (Ludogorets), Dimitar Evtimov (Accrington).
MBROJTËS: Nikolai Bodurov (CSKA Sofje), Valentin Antov (CSKA Sofje), Vasil Bozhikov (Slovan), Kamen Hadziev (Akademia Pushkash), Strahil Popov (Kasimpasha), Anton Nedelkov (Ludogorets), Petr Zanev (Enisey).
ORARI i NDESHJEVE dhe GRUPET KUALIFIKUESE PËR EURO 2020
MESFUSHORË dhe SULMUES: Radoslav Kirilov (Slavia), Georgi Kostadinov (Arsenal Tula), Krisitian Malinov (CSKA Sofje), Simeon Slavchev (Qarabag), Ivailo Chochev (Palermo), Todor Nedelev (Botev Plovdiv), Antonio Vutov (Botev Plovdiv), Nikolai Dimitrov (Ural), Galin Ivanov (Haladash), Martin Minchev (Chernomore), Radoslav Vasilev (Chernomore), Ivelin Popov (Rostov), Spas Delev (Pogon) dhe Kiril Despodov (Cagliari).
Bullgaria ka dy ndeshje kualifikuese në këtë muaj në Grupin A. Së pari bullgarët do të luajnë ndaj Malit të Zi më 22 mars si vendas, ndërsa pas tre ditëve do të jenë mysafirë të Kosovës në Fadil Vokrrin e stërmbushur, ku nuk ka mbetur asnjë biletë për shitje brenda 24 orëve.
Bullgaria do të jetë kundërshtare e parë e Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian, ku Kosova merr pjesë për herë të parë.
Përndryshe, Bullgaria është e 48-ta në renditjen mujore të reprezentacioneve botërore që e publikon FIFA muaj për muaj.