BILETAT FLUTUROJNË
Vetëm VIP dhe Jug, për Kosovë-Bullgari
11 March, 2019 @18:28
Brenda tre orëve të fundit prej se u hodhën në shitje biletat për përballjen e parë kualifikuese të Kosovës ndaj Bullgarisë biletat kanë arritur fundin.
Në fakt, kanë mbetur edhe rreth 700 bileta në shitje për përballjen në stadiumin Fadil Vokrri që numëron 12 mijë e 500 ulëse.
Dhe ato 700 janë rreth 300 në VIP zonën e stadiumit e të tjerat në Jug (prapa golit), derisa Lindja dhe Perëndimi “kanë shkuar”.
Pra në shitje online kanë mbetur vetëm biletat më të lira, ato të Jugut me 5 euro dhe më të shtrenjtat ato VIP që kanë çmim prej 80 eurosh.
Përballja Kosovë-Bullgari zhvillohet me datë 25 mars në Fadil Vokrri me fillim prej orës 20e45.