KEK-u - PRISHTINA
Fitore e Prishtinës, ndjekja e kreut vazhdon
10 March, 2019 @15:27
Në ndeshjen e luajtur sot ndaj KEK-ut në Obiliq, skuadra e Prishtinës ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1-2.
Diar Miftaraj dhe Armend Dallku ishin golashënuesit e Prishtinës sot, derisa për vendasit golin e nderit e shënoi Egzon Qerimi në minutën e 53’ të ndeshjes.
Fitorja e sotme bën që Prishtina ta vazhdojë ndjekjen e kreut, i cili momentalisht i takon Feronikelit, derisa KEK-u në ciklin e tretë të sezonit hyn pothuajse pa shpresë për mbijetesë.
Kujtojmë që kjo ishte xhiroja e fundit e ciklit të dytë të sezonit në Superligë, derisa 11 xhirot e fundit do të përcaktohen sipas sistemit të Bergerit.