BORDEAUX
Rikthimi në Evropë, detyra e parë në Francë
8 March, 2019 @23:00
Trajneri, emri i të cilit ndërlidhej deri sot si trajner i mundshëm i Romës, është zyrtarizuar te Bordeaux në Ligue 1.
Portugezi, Paulo Sousa ka nënshkruar kontratë 3.5 vjeçare me ekipin e Bordeaux. Trajneri 48 vjeç do të bëhet trajner i tretë i stinorit te ekipi francez, pas Ricardos të larguar së fundi dhe Gustavo Poyetit të larguar në fillim të stinorit.
Paulo Sousa së fundi ka qenë trajner i ekipit kinez Tianjin Quanjian, ndërsa emër bëri si trajner i Fiorentinës në periudhën 2015-17. Më parë ka drejtuar edhe ekipe angleze si QPR, Swansea, Leicester, pastaj Videoton, Maccabi Tel Aviv dhe Basel.