NË KRYEQYTET
Detyra e 19 e Ranierit
8 March, 2019 @17:45
Një ditë pas njoftimit për largimin e Eusebio di Francescos, Roma ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës.
Claudio Ranieri 67 vjeç që u shkarkua nga detyra e tij në Fulham tetë ditë më parë, do të drejtojë Romën deri në fund të stinorit.
“Jam i kënaqur që u ktheva në shtëpi. Kur të thërret Roma, është e pamundur t’i thuash jo,” ka thënë Ranieri në deklaratën e parë të tij si trajner i giallorossëve.
Di Francesco u shkarkua pas eliminimit të Romës nga Liga e Kampionëve, që u mposht në vazhdime nga Portoja të mërkurën.
Ranieri ka drejtuar Romën në periudhën 2009 - 2011.
Kjo është hera e tetë që Ranieri merr drejtimin e një skuadre nga Serie A dhe e para në Itali prej se u shkarkua nga detyra e trajnerit të Interit në vitin 2012.
Në total, kjo është e 19-ta herë që emërohet trajner në një ekip.