ZEKIRIJA RAMADANI
Objektivi u arrit
7 March, 2019 @0:13
Feronikeli ka vazhduar të mbajë distancën 5 pikëshe në krye të klasifikimit të Superligës, pasi që sot kapi barazimin ndaj Prishtinës në Fadil Vokrri, 1-1.
Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka treguar se ata kanë arritur objektivin, që ka qenë të mos mposhten në kryeqytet.
“Neve na konvenoi më shumë ky rezultat. Para takimit kam thënë se vijmë që mos ta humbim takimin. Tani si shkoj loja, patëm një futbollist më tepër pothuajse 30 minuta, krijuam disa raste…ndoshta është keq të themi që rezultati ishte real, mirëpo objektivi jonë ishte sot që mos të humbnim edhe pse ndoshta kemi mundur të ndëshkonim Prishtinën. Na lejuan në fillim të krijonim, pastaj u mbrojt mirë dhe kam edhe fjalë pozitive për Prishtinën se në fund edhe me një futbollist më pak na rrezikuan dy-tre herë,” kanë qenë fjalët e trajnerit shkupjan të liderit aktual të Superligës.