TREPÇA'89 - LIRIA
Me Celinën, vjen fitorja e parë
6 March, 2019 @15:28
Liria ka arritur fitoren e parë në pranverë. Fitorja e parë ka ardhur me trajnerin e ri të skuadrës, Erdogan Celina, që u emërua ditë më parë në vend të italianit Vincenzo Alberto Annese.
Liria mposhti si mysafire Trepçën’89 në Adem Jashari të Mitrovicës, 1-2. Fitorja e Lirisë ka qenë dramatike, pasi që golin vendimtar e shënoi Ilir Mustafa, në minutat shtesë të kohës së rregullt të ndeshjes për t’ia dhënë tre pikët e para ekipit bardhezi nga Prizreni në pranverë.
Pas pjesës së parë të përfunduar 0-0, Liria avnacoi me Liridon Fetahajn (55’), që u asistua nga Fatih Karahoda. ‘89-shi barazoi pas 20 minutash me Orgest Gavën 1-1 (74’).
Më pas, ka qenë Mustafa që shënoi për fitore.
Fitorja nuk e nxjerr Lirinë nga zona e rrezikshme e Superligës, por së paku bardhezinjtë do të vazhdojnë të ndjekin luftën për të shpëtuar në Superligë përmes PlayOutit.
Sa i përket Trepçës’89, mitrovicasit kanë kapitalin e pikëve në harxhim dhe mund të rrezikohen shpejt me ri-rënie në zonën PlayOut të Superligës, nëse gabojnë sikurse sot.
FORMACIONET STARTUESE
TREPÇA '89: Beqiri, Pira, Basriu, Asare, Mersini, Jashari, Hyseni, Hoti, Hyshmeri, Maloku, Herman. LIRIA: Gashi, Bytyqi, Dina, Daci, Riaskos, Mustafa, Vivas, Fetahaj, Blendi Memaj, A.Memaj, Karahoda. |