BORUSSIA DORTMUND - TOTTENHAM HOSTPUR
Kane rekorder, Spurs në çerekfinale
5 March, 2019 @23:45
Tottenham ka kaluar pengesën gjermane të quajtur Borussia Dortmund për të arritur çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve që prej vitit 2011.
Harry Kane me golin e shënuar në fitore të ekipit të tij, është bërë golashënuesi më i mirë i Tottenhamit në gara evropiane, duke e shënuar golin e 14 të tij në Ligë të Kampionëve, nga 17 ndeshje sa i ka zhvilluar si lojtar aty. Ky ka qenë goli i 24 i Kane’it në gara evropiane për Tottenhamin.
Mirëpo, sulmet e shumta të Dortmundit u ndalën nga portieri brilant francez i Spursit, Hugo Lloris, që ka pasur 7 pritje fantastike për të marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes në fund dhe sigurimin e ekipit në TOP 8 të më të mirëve në Evropë.
Tottenham kishte fituar ndeshjen e parë në Londër 3-0, ndërsa me fitoren e sontme në Dortmund 0-1, me rezultat të përgjithshëm Borussia Dortmund 0 - 4 Tottenham Hotspur, londinezët kanë kaluar në çerekfinale të garës.