EVERTON - LIVERPOOL
Baraz në Merseyside, kreu Cityt
3 March, 2019 @19:13
Për të tretin sezon me radhë, takimi mes Evertonit e Liverpoolit në “Goodison Park” ka përfunduar 0-0, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti 1977.
Ndeshja kaloi me luftë të fortë përgjatë 90 minutave, mirëpo portat mbeten të paprekura, duke i detyruar skuadrat t’i ndajnë pikët mes vete, një rezultat që nuk i konvenon aspak Liverpoolit, ndërkohë për Evertonin synimet sezonale kanë përfunduar.
Barazimi i sotëm bën që kreu i klasifikimit momentalisht t’i takojë Cityt, i cili dje nuk gaboi në ndeshjen ndaj Bournemouthit, derisa në ndeshjet e mbetura Liverpoolit i mbetet të shpresojë në gabimet e Cityt për ta rikthyer kreun e klasifikimit.
Në bankën rezervë për Liverpoolin sot ishte Xherdan Shaqiri, i cili nuk u inkuadrua në lojë për as edhe një minutë nga gjermani Klopp.