EL CLASICO

Rakitic vendos El Clasicon, hap i madh për titull
2 March, 2019 @22:39
Për të dytën herë brenda pak ditëve, Barcelona e ka mposhtur edhe sonte Real Madridin në Bernabeu.
Ditë më parë katalunasit e fituan ndeshjen që u zhvillua në kuadër të Kupës, ndërsa sot ata triumfuan 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të ligës, për ta bërë kështu një hap shumë të madh në luftën për titullin kampion.
Takimi u vendos nga vetëm një gol i shënuar nga kroati Ivan Rakitic në pjesën e parë, ndërsa përpjekjet e Realit për të barazuar u ndalën nga mbrojtja në formë të mirë e Barcelonës.
Kjo fitore bën që Barcelona të ketë 12 pikë më shumë se Reali në La Liga, derisa mes tyre ndodhet Atletico, i cili me një ndeshje më pak të luajtur ka 10 pikë më pak se Barcelona lidere.
Sa për statistikë, herën e fundit që Reali ka triumfuar ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu” është në vitin 2014, rreth 5 vite më parë. Gjithashtu, kjo është hera e parë që Barcelona ka fituar 4 ‘El Clasico’ në Bernabeu rresht, një statistikë impresionuese!