FLAMURTARI - TREPÇA '89
Trepça ‘89 merr pikë të plota në kryeqytet
2 March, 2019 @19:09
Me fitoren e mysafirëve nga Mitrovica është mbyllur dueli i fundit i xhiros së XX në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” i takoi skuadrës së Trepçës ‘89, e cila me dy golat e shënuara në pjesën e dytë arriti të largohet me 3 pikë nga kryeqyteti.
Herman (49’) dhe Diawara (86’) ishin golashënuesit e mitrovicasve sot, derisa porta e tyre mbeti e paprekur përgjatë 90 minutave.
Fitorja e sotme bën që Trepça ‘89 të ngjitet në vendin e gjashtë në tabelë, kurse kryeqytetasit e Flamurtarit momentalisht gjenden në zonën e barazhit.
Xhiron e ardhshme, Flamurtari i shkon Drenicës në Skenderaj, kurse Trepça ‘89 përballet me Lirinë në “Riza Lushta” të Mitrovicës.