XHIRO XVIII

Fitore të vendasve në Ligën e Parë
2 March, 2019 @15:40
Në tri takimet e luajtura sot në Ligën e Parë, fitore kanë shënuar skuadrat vendase. Borozani.com
Istogu shënoi fitore 3-0 ndaj Vitisë, për t’ia rrezikuar kësaj të fundit vendin e katërt në tabelë, Fushë Kosova e mposhti 3-1 Ramiz Sadikun, kurse 2 Korriku shënoi fitore 3-0 ndaj mysafirëve të Arbërisë.
Pesë takimet e tjera të xhiros së XVIII të Ligës së Parë të Kosovës në futboll luhen nesër, që të gjitha me fillim prej orës 13:00.