LLAPI - PRISHTINA

Ndëshkohen nga ish-lojtari, hap prapa për titull
2 March, 2019 @15:37
Pas humbjes nga Flamurtari dy xhiro më parë skuadra e Prishtinës është mposhtur edhe sot, për ta bërë kështu edhe një hap prapa në luftën për titull. Borozani.com
Kryeqytetasit sot u mposhtën nga skuadra e Llapit, e cila golin e fitores e gjeti pak pas fillimit të pjesës së dytë përmes Ahmed Januzit, pikërisht ish-lojtarit të Prishtinës.
Goli i shënuar nga Januzi doli të ishte i mjaftueshëm që podujevasit t’i marrin 3 pikë sot dhe t’i afrohen vendit të dytë në tabelë, kurse Prishtina tashmë mbetet 5 pikë larg Feronikelit lider, i cili nuk gaboi sot në udhëtim te KEK-u.
Pak para se të mbyllej takimi, me karton të kuq u përjashtua Armend Dallku i mysafirëve, mirëpo kjo nuk luajti rol në epilogun final mes skuadrave, pasi që ndeshja ishte shumë pranë përfundimit.
FORMACIONET STARTUESE
LLAPI: Haxho, Idrizi, Preniçi, Blakçori, Emini, Maliqi, Namani, Zhdrella, Alidema, Maksuti, Januzi. PRISHITINA: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Arago, Ahmeti, Korenica, Mankenda, Khalid. |