KEK-u - FERONIKELI

Fitore për përforcimin e kreut
2 March, 2019 @15:27
Pa ndonjë befasi, Feronikeli ka shënuar fitore në takimin e luajtur në Obiliq ndaj skuadrës së dorëzuar të KEK-ut, për ta shënuar kështu fitoren e 15 sezonale.
KEK-u u mbajt pa pësuar deri në minutën e 41’ të takimit, moment në të cilin Kastriot Rexha i mysafirëve shënoi pas asistimit nga Mevlan Zeka, për ta dërguar skuadrën e tij me epërsi minimale në pushim.
Në pjesën e dytë, trysnia e skuadrës nga Drenasi vazhdoi, mirëpo goli i dytë nuk erdhi dhe Feronikeli e mbylli takimin me fitore minimale 0-1.
Kjo fitore dhe humbja e Prishtinës nga Llapi sot bëjnë që Feronikeli tashmë ta forcojë edhe më tutje kreun, kurse KEK-u i vendit të fundit mbetet i pashpresë për shpëtim.
FORMACIONET STARTUESE
KEK-u: Hodaj, Kutllovci, Lleshi, Prishtina, Berisha, Qerimi, Vitija, Tejeci, Eminhaziri, Jashanica, Hajdini. FERONIKELI: Smakiqi, Doshlaku, Prekazi, Thaqi, Islami, Morina, Gavazaj, Magani, Da Silva, Zeka, Rexha. |