NË PRIZREN
Largohet trajneri i Lirisë
1 March, 2019 @18:07
Pas rezultateve të dobëta në pranverë dhe rënies në zonë që çon për në Ligë të Parë, Liria ka bërë të ditur para pak çastesh se është ndarë me trajnerin italian të ekipit, Vincenzo Alberto Annese.
Anesse ka marrë pikën e parë të tij me Lirinë sot, duke barazuar me Gjilanin në Përparim Thaqi, derisa ekipi në dy ndeshjet e kaluara u mposht.
Me këto rezultate në pranverë dhe fitoret e Ferizajit nën drejtimin e Bylbyl Sokolit, Liria është tashmë kandidat për të rënë nga elita.
Ekipi ka bërë të ditur se në vend të italianit Annese, detyrën e trajnerit do ta kryejë ndihmësi i tij Alban Shala, derisa të përcaktohet trajneri i radhës në ekip.