FULHAM
Shkarkohet pas 106 ditëve
28 February, 2019 @19:25
Vetëm 106 ditë ka zgjatur aventura e Claudo Ranierit me Fulhamin.
Trajneri italian u shkarkua zyrtarisht sot nga klubi londinez si pasojë e rezultateve të dobëta në vazhdimësi, të cilat Fulhamin momentalisht e vendosin në vendin e fundit në tabelë.
Nga 17 ndeshjet që ishte në krye të Fulhamit, Ranieri fitoi vetëm 3, ndërsa shkarkimi i tij u vulos pas humbjes së mbrëmshme nga Southamptoni, një nga rivalët direkt të Fulhamit për mbetje në elitën e futbollit anglez.
Në vend të Ranierit, klubi londinez e ka vendosur ish-mesfushorin Scott Parker, të cilin e pret një detyrë mjaft e vështirë në muajt e fundit të sezonit.