MARRËVESHJE E MADHE
City largon Nike për Puma
1 March, 2019 @0:24
Kampioni i Premier League, Manchester City, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e veshëmbathjeve gjermane, Puma, duke e zëvendësuar atë të deritashmen, Nike.
Mediat kanë bërë të ditura se kontrata vjetore e Cityt me kompaninë Puma është rreth 75 milionë euro për sezon, ndërsa marrëveshja është 10 vjeçare.
BBC ka cituar shefin ekzekutiv të Pumas, Bjorn Gulden, që ka thënë se kjo është marrëveshja më e madhe që e ka nënshkruar ndonjëherë kompania që e drejton ai.
City do të vishet me Puma nga stinori i ardhshëm. Prej korrikut të vitit 2019 Puma do të vesh Manchester Cityn dhe ekipet simotra Melbourne City, Girona, Club Atletico Torque dhe Sichaun Jiuniu.