ZYRTARE
Leicester zyrtarizon Rodgersin
26 February, 2019 @20:06
Brendan Rodgers që nga sot është zyrtarisht trajner i Leicester Cityt.
Pas shkarkimit të Claude Puel, Leicester City sot ka arritur marrëveshje me trajnerin Brendan Rodgers, i cili deri më sot ishte pjesë e Celticut në Skoci, skuadër më të cilën ai fitoi plot 7 trofe për 2 sezone e gjysmë si dhe ishte në rrugë të mirë për ta fituar kampionatin skocez edhe këtë sezon.
Kontrata e trajnerit nga Irlanda Veriore vlen deri në qershor të vitit 2022, ndërsa kjo nuk do të jetë aventura e tij e parë si trajner në Angli. Rodgers më herët në karrierë ka drejtuar të rinjtë e Chelseat, si dhe skuadrat seniore të Watfordit, Readingut, Swanseat dhe Liverpoolit. Madje, me këtë të fundit Rodgers ishte shumë pranë titullit kampion në sezonin 2013/2014.
Leicesteri momentalisht ndodhet në vendin e 13 në tabelë, një pozitë që nuk përkon aspak me kualitetin e lojtarëve që kjo skuadër posedon.
Sa i përket Celticut, zëvendësues i Rodgersit te skuadra skoceze do të jetë Neil Lennon.