PAS 2 XHIROVE PRANVERORE
Liria dhe KEK-u, të vetmet pa pikë në pranverë
25 February, 2019 @21:57
Pas vetëm dy xhirove të zhvilluara në stinorin pranveror të Superligës, Liria dhe KEK-u janë skuadrat që ende nuk kanë marrë asnjë pikë.
Liria është mposhtur në shtëpi nga Feronikeli në xhiron e XVIII dhe nga Prishtina në xhiron e XIX, ndërsa KEK-u nga Llapi në shtëpi në xhiron XVIII dhe nga Ballkani në xhiron XIX.
Gjilani vjen pas tyre, me një pikë të vetme të fituar nga këto dy xhiro të pranverës, derisa ekipet që kanë nxjerrë maksimumin nga dy xhirot e para të pranverës janë lideri Feronikeli dhe Ballkani, që kanë kapur 6 pikë nga këto dy xhiro.