VUSHTRRIA - KIKA

E dhjeta me radhë për liderin!
3 March, 2019 @14:57
Vjen fitorja e dhjetë me radhë për skuadrën e Vushtrrisë në Ligën e Parë.
Lideri i Ligës së Parë sot e ka mposhtur me rezultat 2-1 skuadrën e Kikës, derisa golat për vushtrriasit u shënuan nga Shqipdon Ademi dhe Labinot Osmani.
Hera e fundit kur Vushtrria nuk ka fituar daton në tetor të vitit të kaluar, në ndeshjen e zhvilluar ndaj Istogut në kuadër të xhiros së VIII.
Kjo fitore bën që Vushtrria ta vazhdojë rrugën e saj drejt Superligës, kurse Kika në anën tjetër rrezikon rënien në Ligën e Dytë.