VUSHTRRIA - ISTOGU

Istogu kthehet me pikë nga “Ferki Aliu”
7 October, 2018 @17:03
Pa fitues u mbyll dueli i zhvilluar sot mes Vushtrrisë dhe Istogut në “Ferki Aliu” të Vushtrrisë.
Ishte skuadra vendase ajo që shënoi e para përmes Djellon Dragushës, mirëpo mysafirët nga Istogu nuk u dorëzuan dhe arritën që ta barazonin rezultatin përmes Florent Rexhajt, për t’u kthyer kështu me një pikë mjaft të vlefshme.
Xhiron e ardhshme, Vushtrria i shkon Bashkimit të Koretinit, kurse Istogu e pret në shtëpi 2 Korrikun.