WATFORD - LEICESTER

Rodgers debuton me disfatë
3 March, 2019 @14:53
Në ndeshjen e tij të parë si kryetrajner i Leicester Cityt, Brendan Rodgers ka pësuar humbje.
Skuadra e tij u mposht sot nga Watfordi vendas, në një takim i cili u vendos nga një gol në minutat shtesë të takimit.
Troy Deeney ia dha epërsinë vendasve që në minutën e 5’, derisa barazimi i Leicesterit erdhi përmes Jamie Vardyt në minutën e 76’ të ndeshjes. Kur u mendua se Rodgers do ta merrte të paktën një pikë në ndeshjen e tij të parë, Andre Gray i vendasve shënoi për 2-1 dhe pikët mbeten në “Vicarage Road”.
Ndeshjen e ardhshme, Leicesteri e pret në shtëpi Fulhamin, ndaj të cilit Rodgers mund ta arrijë fitoren e parë, derisa Watfordin e pret një punë e vështirë ndaj Cityt në ‘Etihad’.