BALLKANI - DRITA
Drita rikthehet në pjesë të dytë
5 March, 2019 @15:25
Në ndeshjen hapëse të xhiros XXI në Superligën e Kosovës në futboll, Drita e mposhti Ballkanin me rezultat 1-2.
Pas asistimit të Arbër Potokut, në minutën e 13’ shënoi me kokë Jetmir Topalli për Ballkanin, derisa këndellja e Dritës erdhi në pjesë të dytë.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 57’ nga Haxhi Neziraj, i cili në tentim për të harkuar, e dërgoi topin në rrjetë, derisa goli i dytë erdhi në minutën e 69’ nga nigeriani Kyrian Nwabueze, i cili u asistua nga Xhevdet Shabani.
Drita aktualisht gjendet në pozitën e katërt me 32 pikë të grumbulluara, derisa Ballkani me 27 pikë është në pozitën e tetë.
Kjo ishte fitorja e 10 në total e Dritës dhe e dyta rresht, kurse për Ballkanin humbja e dytë rresht.