MIREL JOSA
Lufta vazhdon
7 March, 2019 @0:12
Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, pas barazimit të sotëm ndaj Feronikelit 1-1 në Fadil Vokrri ka thënë se lufta e bardhekaltërve për titull kampioni vazhdon.
“Mua më intereson që skuadra ime punoi. Nuk mund të flas për rezultatin real, ose jo real, atë e përcaktuan episodet duke pasur parasysh se ne në avantazh 1:0 mbetëm me dhjetë lojtarë. Aty hasëm në vështirësi të them të drejtën duke e pasur parasysh cilësinë e lojtarëve të Feronikelit. Por, jam shumë i kënaqur me ekipin kur ishte me dhjetë lojtarë mund të ndodhte edhe kartoni i kuq për Feronikelin në momentin e humbjes topit dhe fitimit të topit, sepse portieri ishte komplet jashtë portës dhe lojtari ynë po shkonte drejtpërdrejt nga porta. Mendoj që u veprua me dy standarde, jo qëllimisht, por gabim. Megjithatë unë jam i kënaqur me skuadrën time për mënyrën se si luajti, në mënyrën se si vrapoi dhe se si ishte e impenjuar nga gjithë kohës. Tashti s’kemi çfarë themi gjë tjetër, lufta vazhdon deri në fund. Të tria skuadrat rivalizojnë njëra tjetrën ku do që luajnë. Kemi edhe një javë për të luajtur dhe pastaj shohim e bëjmë llogaritë,” ka deklaruar Josa pas ndeshjes, transmeton faqja zyrtare e ekipit të Prishtinës.
Feronikeli pas këtij barazimi vazhdon të mbetet lider me 5 pikë dallim prej përcjellësve të parë, Prishtinës e Llapit.