DRENICA - FLAMURTARI
Dy gola në dy minuta që vendosën ndeshjen
6 March, 2019 @15:59
Në një ndeshje ku pritej që të ketë më shumë gola për shkak të nevojës së ekipeve për fitore, Drenica dhe Flamurtari kanë barazuar 1-1 për të marë nga një pikë secila skuadër nga stadiumi Bajram Aliu në Skenderaj sot.
E golat kanë ardhur brenda dy minutave. Kur Drenica dominonte në pjesë të parë, arriti golin përmes Andrews për 1-0 (29’) dhe dukej se do të shkonin drejt edhe një goli për të siguruar fitoren.
Por ndodhi e kundërta. Flamurtari i Arsim Thaçit ka reaguar menjëherë dhe duke i zënë vendasit nën ndikimin e golit të posashënuar reaguan me Egzon Krasniqin që shënoi për 1-1 (30’).
Pastaj pjesa e dytë me raste ishte më e mirë për Flamurtarin. Kuqezinjtë nga kryeqyteti tentuan të marrin tre pikë nga Skenderaj. Së pari tentoi Shend Kelmendi, e më pas edhe golashënuesi më i mirë aktual i ligës, Alban Shillova, por porta e Flamur Nezirit mbeti e paprekur mëtej dhe ndeshja përfundoi me rezultatin që shënonte 1-1 nga minuta e 30 e ndeshjes.
Derisa Drenica tash ka 28 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë të renditjes, Flamurtari ka një pikë më pak dhe është në pozitën e tetë, me pikë të njëjta sikurse Ballkani që është në zonën e PlayOutit.
FORMACIONET STARTUESE
DRENICA: Ymeri, Sykaj, Thaqi, Islamaj, Lushtaku, Mustafa, Bardhi, Dajaku, Uka, Prokshi, Andrews. FLAMURTARI: Neziri, Rexhaj, Granchov, Quansah, Dumani, Zeqiri, Bruqi, Kelmendi, Boshnjaku, Krasniqi, Shillova. |