GJILANI - LLAPI
Llapi minimalisht, por sigurtë
6 March, 2019 @15:40
Llapi po vazhdon ndjekjen e kreut dhe atë sigurtë. Loja e mirë e ekipit llapjan që po sjell rezultate nën drejtimin e trajnerit Xhengiz Rexhepi, ka vazhduar edhe sot dhe pas fitores së madhe ndaj Prishtinës 1-0, sot llapjanët kanë mposhtur edhe Gjilanin në një ndeshje të vështirë, 0-1.
Golin e vetëm dhe të fitores për Llapin e shënoi Elvis Prençi, që tundi rrjetën e gjilanasve 10 minuta para fundit të ndeshjes. Ky gol, mjaftoi për tre pikët jashtëzakonisht të rëndësishme për skuadrën nga Podujeva.
Përndryshe Gjilani sa i përket lojës ka pasur shumë raste. Bardhekuqtë njëherë edhe tundën rrjetën e llapjanëve, por goli i Fiton Hajdarit u anulua nga referi i ndeshjes, Genc Nuza, për shkak të faulit ndaj Behar Maliqit.
Në pjesë të dytë, Gjilani ka pasur edhe dy raste tepër të mira për të shënuar, kur tentuan Keita Razak dhe Fiton Hajdari, por goli s’erdhi.
Në anën tjetër Gjilani me kapitalin vjeshtor po vazhdon të duket mirë në tabelë, përkundër se me pikë është shumë afër zonës PlayOut. Gjilani në pranverë ende nuk ka shënuar asnjë fitore, ndërsa skuadra ndërroi Sadat Pajazitin trajner, me Alban Hysenin që mori postin e tij.
FORMACIONET STARTUESE
GJILANI: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Magani, Papuqi, Keita Aziz, Jefferson, Shabani, Hajdari, Hysa, Keita Razak. LLAPI: Haxho, Sinani, Prençi, Idrizi, Blakçori, Namani, Zhdrella, Maliqi, Maksuti, Januzi, Alidema. |