FERIZAJI - KEK
Super Ferizaji nën Sokolin, e treta në katër ndeshje
6 March, 2019 @15:55
Ekipi i Ferizajit ka marrë krahë në pranverë. Me ardhjen e Bylbyl Sokolit në krye të shtabit teknik ferizajasit tashmë kanë marrë edhe pikën e nëntë nga 12 të mundshmet në pranvereë.
Fitorja e tretë e Ferizajit në katër ndeshjet pranverore të zhvilluara ka ardhur sot duke e mposhtur KEK-un me rezultat të thellë në stadiumin me bar sintetik të Ferizajit, 4-1.
Dominimi i Ferizajit filloi që nga minuta e parë e ndeshjes, por goli i parë i duelit erdh befasishëm nga mysafirët.
Ishte Pleurat Hajdini i KEK-ut që shënoi për 0-1 (12’). Kjo bëri që Ferizaji të konsolidohet shpehtë dhe Burim Shabani shënoi për 1-1 (16’) dhe 2-1 (38’) para fundit të pjesës së parë.
E në pjesë të dytë, kur bardhekaltërit vendasit kishin lojën nën kontrollë, mbajtën rezultatin mirë deri në fund, për të goditur edhe dy herë në minutat e fundit të ndeshjes.
Së pari Hysen Demiri shënoi për 3-1 (85’) pasi u asistua nga Arbër Mone, ndërsa krejt në fund ka qenë Durim Gashi që përcaktoi rezultatin përfundimtar për 4-1 (90’+4).
Ferizaji me këto fitore vazhdon të jetë në zonën e PlayOutit dhe po pretendon shpëtimin direkt nga rënia, derisa KEK-u tashmë është duke luajtur për prestigj në Superligë, pasi që gjasat për shpëtim, edhe ato teorike po i shuhen dalëngadalë.
FORMACIONET STARTUESE
FERIZAJ: Blakçori, Shoshi, Kuka, Mone, Demiri, Dautaj, Shala, B.Shabani, Dren Gashi, Hamiti, Durim Gashi KEK-u: Gllareva, Kutllovci, Prishtina, Tejeci, Vitija Berisha, Lleshi, Qerimi, Hajdini, Dushi, Stullqaku. |