SERGIO AGUERO
Barazon rekordin e më të mirëve
8 March, 2019 @17:57
Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka barazuar rekordin e Steven Gerrardit dhe Harry Kane‘it, duke e fituar për herë të gjashtë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë.
Aguero 30 vjeç tashmë është në maje të listës së këtij shpërblimi prestigjioz të Premier Ligës, bashkë me dyshen e përmendur dhe me mundësi të mirë për tu bërë më i miri i të gjitha kohërave në këtë garë.
Ai ka shënuar 7 gola përgjatë muajit shkurt, ndërsa City është në luftë kokë-më-kokë me Liverpoolin për titull kampioni në Premier Ligë.