JUVENTUS - UDINESE
Starti i parë i stinorit, me 2 gola
8 March, 2019 @22:39
Një italian i ri 19 vjeç, Moise Kean, ka startuar për herë të parë për Juventusin në Serie A sonte dhe ka shënuar dy herë në fitoren e ekipit të tij ndaj Udineses, 4-1.
Kean, me prindër nga Bregu i Fildishtë, ka shënuar dy golat e para të bianconerëve, duke arsyetuar besimin e Max Allegrit ndaj tij. Njashtu, ai ka nxjerrë edhe penalltinë për golin e tretë të ekipit të tij.
Sa i përket Juventusit, ekipi vazhdon pa humbje stinorin dhe tash ka 19 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Napoli.