BUNDESLIGA

Kemi ndryshim kryesuesi në Bundesligë
9 March, 2019 @17:23
Për herë të parë që një kohë të gjatë, Bayerni është rikthyer në krye të Bundesligës gjermane.
Verdhezinjtë e Dortmundit, që kishin epërsi të konsiderueshme të pikëve pak muaj më parë, tashmë kanë zbritur në pozitën e dytë përkundër fitores së shënuar sot ndaj Stuttgartit në shtëpi.
Kjo për shkak se fitorja e thellë e Bayernit me rezultat 6-0 ndaj Wolfsburgut i bën bavarezët liderë falë golaverazhit më të mirë.
Pas 25 xhirove të zhvilluara në Bundesligë, Bayerni dhe Dortmundi kanë pikë të barabarta, mirëpo kreu momentalisht i takon bavarezëve falë golaverazhit.
Në ndeshjet e tjera të zhvilluara me fillim nga ora 15:30 në Bundesligë, Freiburgu e ka mposhtur Herthën e Berlinit me rezultat 2-1, derisa Leipzigu dhe Augsburgu kanë luajtur mes vete pa gola.