REAL MADRID

Emri i trajnerit të ri, do ta zyrtarizojë largimin
8 March, 2019 @23:14
Real Madrid ka vendosur. Argjentinasi Santiago Solari do të largohet nga detyra e trajnerit të klubit, por kjo do të bëhet zyrtare pasi që bordi të sigurojë zyrtarisht trajnerin e ri të skuadrës.
ESPN ka bërë të ditur se disfata poshtëruese nga Ajaxi dhe dy humbjet në El Clasico brenda javës në Santiago Bernabeu - kanë mbushur kupën e drejtuesve të los blancos.
“Ku ta di, po ta dinim të ardhmen të gjithë do të luanim lloto,” ka thënë Solari për mediat kur u pyet për të ardhmen e tij në Real Madrid.
Nëse Solari largohet, Real Madrid do të duhet të emërojë trajnerin e tretë të këtij stinori në La Liga. Madrilenët sezonin e filluan me Julen Lopeteguin dhe e vazhduan me Solarin.
Gjithashtu, mediat po përfolin emrin e Jose Mourinhos si trajner potencial për ekipin.