ORARI DHE GJYQTARËT

Foto: FCPrishtina/fb
2 të shtunën, 4 të dielën
8 March, 2019 @23:35
Përballjet e xhiros së XXII të Superligës së Kosovës në futboll luhen më 9 dhe 10 mars.
Më 9 mars janë në program dy ndeshje. Drita pret Ferizajin në formë, ndeshje kjo që do të gjykohet nga Fatmir Tahiri. Ndërsa Llapi pret Trepçën’89, ndeshje ku drejtësinë do ta ndajë Besfort Kasumi.
Të dielën, 10 mars, duelet janë këto:
Liria-Drenica [gjyqtar kryesor: Ilir Mehmeti], KEK-Prishtina [gjyqtar kryesor: Leutrim Mustafa], Feronikeli-Gjilani [gjyqtar kryesor: Gramos Shala] dhe Flamurtari-Ballkani [gjyqtar kryesor: Mervan Bejtullahu].
Të gjitha ndeshjet nisin në ora 13:30, përveç Flamurtari-Ballkani, që nis në ora 17:00 në Fadil Vokrri.
Me xhiron e XXII përfundon cikli i dytë i stinorit në Superligë dhe pas kësaj xhiroje përcaktohen duelet e 11 xhirove të fundit të kampionatit sipas sistemit të Bergerit.