ONIX - RAMIZ SADIKU

Enis Miranaj për fitoren e Onixit
9 March, 2019 @15:34
Në takimin që u luajt sot në Istog në kuadër të Ligës së Parë, Onixi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj mysafirëve të Ramiz Sadikut.
Vendimtar në fitoren e skuadrës së Onixit ishte Enis Miranaj, i cili shënoi që të dy golat e skuadrës, për t’ia dhuruar fitoren e tetë sezonale skuadrës së tij. Të parët në epërsi kishin kaluar prishtinasit, derisa dy golat e Miranajt bënë që rezultati të përmbysej dhe tri pikët të mbesin te skuadra vendase.
Kjo fitore e ngrit në kuotën e 31 pikëve Onixin, kurse Ramiz Sadiku me 15 pikë momentalisht ndodhet në zonën e barazhit.
Xhiron e ardhshme, Onixi i shkon Fushë Kosovës, kurse Ramiz Sadiku e pret Vëllaznimin në kryeqytet.
Sa i përket ndeshjes tjetër të ditës në Ligën e Parë, Arbëria e Drenasi barazuan mes vete 1-1.