LIVERPOOL - BURNLEY

Foto: Squawka
Liverpooli s’gabon, gara vazhdon
10 March, 2019 @14:54
Pak para sfidës së rëndësishme ndaj Bayernit në Champions League, Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Burnleyt në Premier League.
Ndeshja nuk filloi mirë për ‘Të Kuqtë, me mysafirët që shënuan një gol direkt nga goditja e këndit, gol që do të anulohej për faull në sulm sikur të kishte VAR në Angli, mirëpo reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm.
Fillimisht Firmino barazoi pas një pasigurie të portierit Tom Heaton, derisa për 2-1 u përkujdes Sadio Mane.
Fitorja e skuadrës së drejtuar nga Klopp u vulos nga Firmino, i cili shënoi për 3-1 pas një tjetër gabimi të portierit mysafir.
Në fund të ndeshjes, të dyja skuadrat e gjetën edhe nga një herë golin dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 4-2.
Edhe sot, Xherdan Shaqiri ishte në bankën rezervë dhe nuk u inkuadrua për asnjë minutë në lojë.
Kjo fitore bën që diferenca mes Cityt e Liverpoolit të jetë edhe më tutje 1 pikë, derisa Burnely rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.