DUELET MIQËSORE

25 të ftuar për ndeshjet e Kosovës U21
11 March, 2019 @17:30
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat nën 21 vjeçare, Rafet Prekazi, ka publikuar sot listën e të ftuarve për dy ndeshjet miqësore të radhës. Borozani.com
Kosova U21 do të luajë me Turkmenistanin U21 dhe Maltën U 21 në Turqi, më datat 24 dhe 26 mars, përkatësisht.
Në listën e futbollistëve të ftuar janë 25 lojtarë të cilët pritet të shrytëzojnë këto data për një test të mirë para ndeshjeve zyrtare në vijim që presin Kosovën U21.
Të ftuarit e Rafet Prekazit:
KOSOVA U21: Florjan Smakiqi, Flamur Gashi, Kreshnik Hajrizi, Meriton Kastrati, Enit Sadiku, Shkëlqim Sadiku, Leonat Vitija, Lirim Mema, Besfort Kolgeci, Fuad Rahimi, Donat Hasanaj, Erolind Krasniqi, Kreshnik Krasniqi, Dilan Qela, Leard Sadriu, Edmond Ramadani, Gëzim Pepsi, Valmir Veliu, Alfred Ajdarevic, Ardit Gashi, Rrezart Hoxha, Leotrim Kryeziu, Ismet Sinani, Roni Gashi dhe Fatlum Lleshi. |