LIRIA - DRENICA
TOPSPORTI / ARKIV
Pa fitues mes Lirisë e Drenicës
10 March, 2019 @15:33
Pas fitores në një takim mjaft të vështirë ndaj Trepçës ‘89 në Mitrovicë, skuadra e Lirisë ka dështuar të fitojë në ndeshjen e luajtur sot ndaj Drenicës në shtëpi.
Prizrenasit kaluan të parët në epërsi me golin e Fatih Karahodës në minutën e 24’, mirëpo reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë, me Edon Pasomën që shënoi për 1-1 në minutën e 31’.
Në vazhdim të ndeshjes gola të tjerë nuk pati dhe skuadrat u detyruan të pajtohen me barazim, një rezultat ky që momentalisht nuk i konvenon aspak Lirisë, marrë parasysh gjendjen aktuale në tabelë.
Në anën tjetër, Drenica mbetet e qetë në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.