VËLLAZNIMI - DUKAGJINI

Foto: KF Vëllaznimi
Jeton Dushi për fitoren e Vëllaznimit
10 March, 2019 @15:14
Pas barazimit si mysafir i Drenasit xhiron e kaluar, Vëllaznimi ka shënuar sot fitore ndaj njërit prej rivalëve për t’u ngjitur në Superligë, Dukagjinit nga Klina.
Ndeshja u vendos nga një gol i Jeton Dushit në mesin e pjesës së parë, gol përmes të cilit pikët e plota të ndeshjes mbeten në Gjakovë.
Përkundër fitores, Vëllaznimi momentalisht mbetet jashtë top katërshes në Ligën e Parë, kjo për shkak se Vitia e ka fituar ndeshjen e vet ndaj Bashkimit të Koretinit sot. Megjithatë, fitorja ndaj rivalit direkt si dhe humbja e sotme e Vushtrrisë ndaj Vllaznisë janë lajme të mira për skuadrën gjakovare.