CIKLI VENDIMTAR I NDESHJEVE

Foto: KFFeronikeli/fb
Të gjitha duelet në ciklin e tretë të Superligës
10 March, 2019 @21:33
Pas përfundimit të dy cikleve të para të Superligës sot, pra 22 xhirove të zhvilluara, janë përcaktuar edhe 11 xhirot përfundimtare të elitës së futbollit, që do të çojnë në fundin e stinorit.
Lideri Feronikeli dhe përcjellësit e parë të saj, Prishtina e Llapi tashmë e kanë të qartë orarin dhe rrugëtimin e tyre deri në fund, si dhe kush kë e merr si vendas për përballjet vendimtare.
Të njëjtën, ndoshta në një luftë edhe më të madhe tashmë e dinë të gjitha skuadrat që po luftojnë për mbijetesë në Superligë, e që duket të jenë mjaft.
Datat e ndeshjeve nuk janë përcaktuar saktësisht ende dhe ato do të rifreskohen në ndërkohë, posa të dalin zyrtarisht nga Federata e Futbollit të Kosovës.