SHPALLET LISTA E DANIMARKËS
Eriksen, Schmeichel, Schone… konfirmohen në “Fadil Vokrri”
12 March, 2019 @18:06
Yjet e Premier Ligës, Kasper Schmeichel, mesfushori që po kërkohet nga Real Madrid, aktualisht lojtari i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen dhe supertalenti Lasse Schone - janë konfirmuar si mysafirë në Fadil Vokrri për përballjen miqësore ndaj Kosovës.
Danimarka ka publikuar ftesat e selektorit Age Hareide për ndeshjen miqësore ndaj Kosovës dhe kualifikuese ndaj Zvicrës, ndërsa lista e lojtarëve që do të paraqiten në Prishtinë është kjo:
Kasper Schmeichel, Jonas Lossl, Frederik Ronnow, Andreas Christensen, Henrik Dalsgaard, Jens Stryger Larsen, Joachim Andersen, Jonas Knudsen, Mathias Zanka Jorgensen, Peter Ankersen, Simon Kjaer, Christian Eriksen, Lasse Schone, Lukas Lerager, Philip Billing, Pierre Emile Hojbjerg, Thomas Delaney, Christian Gytkjaer, Kasper Dolberg, Martin Braithwaite, Nicolai Jorgesen, Robert Skov dhe Yussuf Poulsen.
Përndryshe, Danimarka është e dhjeta në renditjen botërore të reprezentacioneve në mujoren e FIFAs.
Ndeshja Kosova-Danimarka zhvillohet më 21 mars 2019 me fillim në ora 19:00 në Prishtinë. Danimarka është përfaqësuesja e parë e nivelit të lartë që po bëhet mysafire e Kosovës në Fadil Vokrri.