LISTA E PANUCCIT
Kuqezinjtë gati për Turqinë e Andorrën
14 March, 2019 @13:30
Selektori i Shqipërisë, Christian Panucci ka publikuar listen e futbollistëve të ftuar për përballjet kualifikuese të Grupit H për EURO 2020, ndaj Turqisë dhe Andorras, që kombëtarja shqiptare i zhvillon në fund të muajit mars.
Kështu, në listën e reprezentacionit të Shqipërisë janë thirrë:
Portierë: Etrit Berisha (Atalanta), Alban Hoxha (Tirana) dhe Thomas Strakosha (Lazio).
Mbrojtës: Naser Aliji (Dinamo Bucuresti), Ivan Balliu (Metz), Egzon Binaku (Malmo), Berat Djimsiti ( Atalanta), Elseid Hysaj (Napoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Enea Mihaj (Panetolikos) dhe Frederic Veseli (Empoli).
Mesfushorë: Amir Abrashi (Freiburg), Migjen Basha (Aris Thessaloniki), Ergys Kaçe (Panathinaikos), Andi Lila (Giannina), Ledian Memushaj (Pescara), Kristi Qose (Ruzomberok) dhe Taulant Xhaka (Basel).
Sulmues: Kristal Abazaj (Osijek), Bekim Balaj (Akhmat Grozny), Eros Grezda (Rangers), Armando Sadiku (Lugano) dhe Myrto Uzuni (Lokomotiva).
Futbollisti i vetëm i ri që shihet në listë është mesfushori 23 vjeçar Kristi Qose i cili luan në kampionatin sllovak tek skuadra Ruzomberok, në këtë listë shihet edhe rikthimi i sulmuesit Armando Sadiku i cili mungoi ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.
Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon si vendase me 22 mars ndaj Turqisë, ndërsa me 25 mars është mysafire e Andorras, që të dyja ndeshjet luhen në ora 20:45.
Në listën e Panuccit kësaj radhe nuk janë Rey Manaj, Kleidi Bare, Ermir Lenjani, Azdren Llullaku dhe Sabien Lilaj, ndërsa mungojnë Odise Roshi (i lënduar) dhe Mërgim Mavraj (i suspenduar për tre ndeshje).