TRAJNERI ITALIAN
Cannavaro zyrtarizohet te kjo kombëtare
15 March, 2019 @18:35
Trajneri i ekipit kinez Guangzhou Evergrande, Fabio Cannavaro, është emëruar edhe selektor i reprezentacionit të Kinës, ka zyrtarizuar para pak çastesh Federata e këtij vendi aziatik lajmin.
Cannavaro 45 vjeç do të zëvendësojë në këtë pozitë italianin e larguar, Marcelo Lippi.
Lexo: Pse u largua Marcelo Lippi?
Ndeshja e parë për Cannavaron në drejtimin e Kinës do të jetë të enjten e radhës, kur Kina luan ndaj Tajlandës në ChinaCup, dhe do të ketë mundësinë të arrijë finalen ku do t’i pret fituesi i duelit Uzbekistan-Uruguaj.