PAS ELIMINIMIT
Dorëhiqet Marcello Lippi
25 January, 2019 @16:12
Trajneri i famshëm italian Marcello Lippi ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Kinës.
Pas eliminimit nga Kupa e Azisë, Lippi 70 vjeç është larguar nga skuadra, duke i falenderuar përkrahësit dhe duke treguar respekt për besimin që ia kishin dhënë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kinës.
Kina u mposht nga Irani 3-0 duke u eliminuar në çerekfinale të garës.