KUPA TURKE
Kriza vazhdon, ekipi i ligës së dytë eliminon Fenerin
24 January, 2019 @20:38
Kriza e Fenerbahçes duket se nuk qenka te trajneri. Pas shkarkimit të Philip Cocus, zënvedësit të tij Erwin Koeman dhe ardhjes së Ersun Yanalit - Fenerbahçe ende nuk ka shënuar shenja këndelljeje.
Së fundi, sonte ekipi verdhekaltër nga Stambolli u eliminua edhe nga Kupa e Turqisë, duke pësuar në dy ndeshje nga ekipi i ligës së dytë Umraniyespor.
Fenerbahçe të dyja ndeshjet i humbi me 1-0, si mysafir javën e kaluar dhe si vendas sonte, për t’i dhënë lamtumirën e hershme dhe të papritur Kupës.
Në ndërkohë, në elitën turke të futbollit, Fenerbahçe vazhdon të jetë e 15-ta në renditje nga 18 ekipe, me vetëm 2 pikë më shumë sesa ekipi i fundit i renditjes.
Fenerbahçe fitoren e fundit në ligë e ka shënuar më 11 nëntor 2018.