KF FERIZAJ
Ferizaji rikthen ish-trajnerin, forcon edhe sulmin
23 January, 2019 @18:41
Dy njoftime nga faqja zyrtare e klubit të Ferizajit në Facebook.
Skuadra në fjalë për stinorin pranveror e ka rikthyer në stol Bylbyl Sokolin, trajnerin i cili e ngjiti në Superligë Ferizajin në fund të sezonit të kaluar. Sokoli te Ferizaji do të jetë pasues i Afrim Tovërlanit, i cili ishte në krye të ferizajasve në stinorin vjeshtor.
Pak para se ta zyrtarizonte trajnerin, Ferizaji bëri të ditur edhe një përforcim.
Durim Gashi që nga sot do të jetë pjesë e Ferizajit. Gashi luan si sulmues dhe deri më tash ishte pjesë e Ballkanit të Therandës, ndërsa në pjesën pranverore të sezonit do të jetë pjesë e Ferizajit.
Pranverën ferizajasit e nisin nga vendi i parafundit në tabelë me 15 pikë të tubuara gjithsej, 4 më pak se Liria, e cila ndodhet në zonën e barazhit, përmes së cilës mund të mbijetohet në elitë.